Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 83 masa, prej të cilave 49 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë për vozitje pa leje vozitje”, thonë nga policia.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/