Telegrafi

MPB: 250 gjoba për shoferët në Shkup, 72 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 250 gjoba prej të cilave, 97 janë për vozitje më shumë nga shpejtësia e lejuar, 9 për vozitje pa leje, 4 për mosregjistrim të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 8 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit, raporton Telegrafi, 1 gjobë për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit dhe 2 sanksione për kalim në semafor të mbyllur.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/