Telegrafi

MPB: 18 persona janë arrestuar për mosrespektim të orës policore

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 33 raste të mosrespektimit të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, ndërsa 18 persona janë arrestuar.

Për të tjerët siç thonë nga MPB, do të merren masa adekuate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

GJatë natës së kaluar 63 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 54 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle tek persona që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa vetëm dy nuk e kanë respektuar masën e vetizolimit./Telegrafi/