Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 143 masa prej të cilave 48 janë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 19 për tejkalim shpejtësie, 20 për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup.
Po ashtu janë shqiptuar 11 masa për parkim jo të rregullt, katër për kalim në të kuqe, tre për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër për përdorim të telefonit, katër për shofer fillestar dhe 7 për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/