Telegrafi

MP3 dëmton dëgjimin

Së paku një nga dhjetë njerëz që rregullisht dëgjojnë MP3, u pëlqen që ta shtojnë zërin deri në fund, duke mos menduar se forca e tillë shkakton dëmtim më të madh sesa puna në ndërtimtari.

Po ashtu, një nga gjashtë pjesëmarrësit në studim ka thënë se e dyshon MP3 e tij me zë më të lartë se sa zhurma që shkakton fluturimi i aeroplanit.

Nga ana tjetër, edhe kur zëri në dëgjuese është rregulluar që të rrijë në mes, megjithatë edhe më tutje shkaktohet dëmtim, sepse fuqia e këtij zëri i përgjigjet zhurmës që do ta shkaktonte bërtitja e njëkohshme e njëqind fëmijëve. /Telegrafi/