Site icon Telegrafi

Mozziku me gjel rivalizon ‘Petritin me pula’ (Foto)

Çdo kujt mund t’i kujtohet rrëfimi i shkollës fillore mbi Petritin dhe pulat e tij “Pulat e Petritit”.

Nuk dihet nëse reperi kosovar Mozzik është frymëzuar prej tregimit, por ai është fotografuar teksa mban në duar një gjel.

E imazhet me pulat i ka shpërndarë në rrjete sociale, ku ka marrë komente pozitive prej fansave, transmeton Telegrafi.

Mbetet të shihet se për çfarë bëhet fjalë, pasi që besohet se pas këtyre imazheve fshihet një projekt i ri muzikor duke u bazuar edhe në mesazhin e lënë krahas fotografive “Mirupafshim”.

Kujtojmë se kënga e fundit e Mozzikut është ‘Me hile’, i cili deri më tani është parë mbi dhjetë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

 

Exit mobile version