Telegrafi

Mozzik zbulon datën e publikimit të këngës së re

Këngëtari me të vëllanë, Getinjon sollën këngën e fundit të titulluar “Para Siempre”.

Bëhet fjalë për reperin Mozzikun, i cili duket se nuk do ta përfundojë këtë vit pa e publikuar edhe një projekt të ri.

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram vetë këngëtari duke treguar edhe datën e sjelljes së këngës së re.

Në fakt, ai ka zbuluar se më 30 nëntor fansat do të kenë mundësi ta shikojnë videon e këngës, “Ghetto”.

“S’po e qojmë ma larg. Më datën 30. Mozzik – GHETTO”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Mozzik.

Theksojmë se projekti i fundit i këngëtarit deri më tani është mbi 2.8 milionë herë në YouTube.

Lexo po ashtu Mozzik bëhet pjesë e kompanisë gjermane "Sony"

Ndryshe, ai ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me kompaninë muzikore “Sony ATV”. /Telegrafi/