Site icon Telegrafi

Mozzik vë në pah tatuazhet e tij në setin e ri fotografik

Mozzik (Foto: Flamur Ilazi)

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të përfolur në showbizin shqiptar.

Ai po ashtu është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa nuk heziton që të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Së fundmi, i njëjti ka vendosur të realizojë një fotosesion mjaft të veçantë, para aparatit të fotografit Flamur Ilazi.

Këto fotografi i ka ndarë vet reperi në llogarinë personale, Instagram, teksa ka pranuar komente të llojllojshme nga admiruesit e muzikës së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

Në ndërkohë, përmes këtij seti fotografik kur shfaqet gjysmë i zhveshur Gramos Aliu (emri i vërtetë i reperit), ka vënë në pah tatuazhet e shumta.

Këtë kohë, 24-vjeçari është rikthyer në Kosovë për të vazhduar jetën dhe karrierën e tij profesionale, i cili njëherësh është duke korrur suksese tejet të mëdha.

Mozzik aktualisht po shijon suksesin e këngës së re “Dhelpër Dinake”, ku në kanalin zyrtar, YouTube ka kaluar shifrën e 7.1 milionë shikimeve. /Telegrafi/ 

Exit mobile version