Site icon Telegrafi

Mozzik uron festën e Bajramit me një fotografi përkrah vajzës së tij, Hanës

Mozzik (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, tash e disa ditë është duke qëndruar në Zvicër.

Ai gjatë ditës së sotme ka uruar festën e Bajramit me një fotografi pranë vajzës së tij, Hanës.

24-vjeçari ka ndarë një imazh në llogarinë e tij personale, Instagram dhe ka zgjedhur fjalët më të mira për publikun dhe fansat e tij.

 

“Urime festa e Fitër Bajramit. Zoti ua pranoftë agjërimin juve që agjëruat, Zoti u dhashtë shëndetin juve dhe familjes suaj. Respekt”, ka shkruar ai pranë fotografisë.

Lexo po ashtu Mozzik takohet me vajzën e tij, ndan momente të lumtura me të

Përveç Mozzik, festën e Fitër Bajramit e uruan pothuajse e gjithë estrada shqiptare.

Përkundër se është ndarë nga bashkëshortja e tij para disa muajsh, reperi shqiptar po vazhdon të ruajë raporte të mira për shkak të vajzës së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version