Telegrafi

Mozzik tregon momentin e sikletshëm kur Loredana u arrestua në Zvicër

Reperja Loredana Zefi është akoma nën hetime me dyshimin se ajo mashtroi një çift zviceran për më shumë se 700,000 franga, në muajin maj.

Së fundmi, Mozzik në një intervistë për revistën zvicerane 20 Minuten, ka folur për jetën e tij pas ndarjes nga Loredana dhe për këngën e fundit “Dhelpër dinake”, e cila bëri bujë kohëve të fundit gjithandej.

Lexo po ashtu Mozzik për gazetën zvicerane “20 minuten”, rrëfen për gjithë historinë me Loredanën: U ndamë sepse nuk funksionoi më

Ai po ashtu kujton momentet gjatë ditës që artistja Zefi u arrestua në shtëpinë e saj në Luzern.

Loredana Zefi dhe Mozzik (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mund ta kujtoni ditën kur policia mbërriti në derën tuaj në Luzern?

Po. Ishte ora tre ose katër pasdite. Zyrtarët silleshin si duhet dhe unë u ofrova diçka që të pinin dhe të hanin. Hëngrëm luleshtrydhe së bashku.

Si u ndjetë në atë moment?

Unë isha në shok dhe nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë. Vazhdova ta pyesja veten: “Çfarë po ndodh tani? Çfarë ndodhi?. Ishte një ndjenjë shumë e keqe”.

Çfarë ndodhi atëherë?

Policia kreu një kontroll në shtëpi. Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë shkova të marr Lorin në stacion.

/Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)