Site icon Telegrafi

Mozzik top trend në disa shtete me “Madam”

Hip hop yllit Mozzik duket se i ka bërë mirë largimi nga On Records.

Ylli i hip hopit që ka kohë që ka dalë nga labeli On Records që i ka fshirë të gjitha këngët e tij të mëparshme, po realizon projekte të reja.

Pas fillimit të punës së labelit të ri “2 euro records” ai lansoi edhe projektet e para.

“Madam” është pritur tejet mirë nga publiku shqiptar, por edhe ai evropian.

Getinjo është ai që ka konfirmuar se Mozziku është top trend në disa shtete si në Zvicër dhe Gjermani.

“Je tu i korruptu kta t’hujt hehe (sic.)”, ka shkruar Getinjo në postimin e tij në InstaStory.

Mozzik për momentin po refuzon të prononcohet rreth telasheve me ish labelin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version