Site icon Telegrafi

Mozzik thotë se Fero u bë i famshëm krah tij dhe Getinjos

Reperët Mozzik dhe Getinjo janë kthyer pothuajse tërësisht në vendlindjen e tyre, Ferizaj, për të vazhduar jetën dhe karrierën muzikore.

Kjo vjen pas ndarjes së Mozzik me Loredanën, pasi të shumtën e kohës e kaluan në Zvicër, për të qenë afër familjes e po ashtu edhe në angazhimin e tyre të përbashkët, në muzikë.

Kështu, mbrëmë në emisionin “Shiko kush Luan” të pranishëm ishin edhe dy vëllëzërit Aliu, të cilët përveç lojërave kanë dhënë më shumë detaje për jetën personale dhe për karrierën e tyre.

Mozzik dhe Getinjo në Shiko kush Luan (Foto: YouTube)

I ftuar bashkë me vëllain, Getinjon, Mozzik në sfidën e lojës ‘Paintball’ i gjendur në mes të shumë artistëve u pyet edhe se kush nga emrat në tabelë është bërë i famshëm në krah të tyre.

Edhe pse ishin shumë emra që dikur i përkisnin “On Records”, përfshirë Kidën, Baby G dhe në listë nuk mungoi as Loredana, Mozziku zgjodhi një tjetër emër.

Ai qëlloi fotografinë e reperit Fero duke treguar në këtë formë, sipas tij, Fero e ka famën prej vëllezërve Aliu.

Ndërkaq, Mozzik, Getinjo dhe Fero gjatë kohës që ishin në “On Records” kishin raporte mjaft të mira, duke qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit.

Tre artistët tanimë janë larguar nga labeli i lartpërmendur, megjithëse lansuan projekte tejet të suksesshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version