Telegrafi

Mozzik thotë se beson akoma në dashuri

Mozzik (Foto: YouTube)

Reperi i popullarizuar shqiptar, Mozzik, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në estradë.

Karriera profesionale e më shumë jeta personale, kanë bërë që 24-vjeçari të jetë në fokus të mediave rozë.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘N’drrimi i Natës’ me Alaudin Hamitin, teksa ka rrëfyer shumë të pathëna mbi jetën e tij.

Mozzik dhe Alaudin Hamiti (Foto: Instagram)

I pyetur se a beson akoma në dashuri, marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe ndarjen nga bashkëshortja Loredana Zefi, reperi ferizajas nuk ka hezituar të përgjigjet rreth kësaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

“Po, unë besoj në dashuri, në dashuri të vërtetë”, është përgjigja e tij, duke shtuar se nuk planifikon të martohet në një të ardhme të afërt, por që më vonë nuk e përjashton këtë mundësi.

Veç tjerash, ai po ashtu flet për herë të parë edhe për largimin nga grupi “On Records”, edhe pse tashmë kanë kaluar disa vite.

“Erdhi një kohë që nuk kam mund të vazhdojë me atë menaxhment pasi dëshiroja të bëhesha i pavarur, kanë prit prej meje që unë me i fy por përkundrazi unë i respektoj i uroj suksese, sa kemi qenë bashkë kemi bërë punë të mira, tani ma mirë të punoj vetëm”, tha mes të tjerash reperi.

Mozzik tashmë ka formuar labelin e tij “2Euro Gang” bashkë me të vëllanë, Getinjon, nga ku edhe po vazhdojnë të sjellin këngë shumë të pëlqyera. /Telegrafi/