Telegrafi

Mozzik do të vijë me projektin më të madh deri më tani (Video)

Reperi Mozzik ka paralajmëruar publikimin e projektit më të madh të karrierës së tij deri më tani.

Në një intervistë të shkurtë për emisionin Express në KTV, ai ka thënë se këngën e re do ta sjell pas dy ose dy javë e gjysmë, ndërsa titullohet “Kokaina”.

“Emri është pak i çuditshëm dhe mund të reflektojë pakëz më ndryshe, por është një projekt që kam dashur ta publikoj në dhjetor (që pastaj është shtyrë), për shkak se është projekti më i madh ndonjëherë që e kam punuar unë dhe që e kemi punuar së bashku me ekipin”.

Lexo po ashtu Mozzik e Enis Bytyqi publikojnë “Mra pika” (Video)

“Është diçka shumë, shumë e madhe nga unë”, ka thënë reperi duke mos treguar detaje pse ia ka vënë atë titull.

Ai ka pohuar se ka punuar një vit në këtë projekt, të cilit fillimisht kanë dashur t’ia lënë titullin “Fytyrëbardha”, por pastaj kanë vendosur për “Kokaina”. /Telegrafi/