Ata dikur ishin një prej çifteve të bukura e të përfolura të estardës.
Por, Mozzik dhe ish e dashura e tij Loredana Zefi duket se po bëjnë hapa konkret për t’u pajtuar, pasi kanë ndjekur njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.
Loredana ishte ajo që madje e kishte uruar reperin, por ai nuk e ka kthyer komentin urues ndaj ish të dashurës së tij.
Mozzik dhe bukuroshja bionde i dhanë fund lidhjes së tyre njëvjeçare pas një mosmarrëveshje. Reperi ishte shumë i angazhuar me koncerte dhe nuk arriti t’i japë vëmendjen e duhur të dashurës.
Ndryshe reperi ka shijuar sukseset e këngëve “Xhelozia” dhe “Kuks” që u dëgjuan goxha shumë në tregun muzikor shqiptar.
Mozzik ka kohë që është pjesë e OnRecords që kanë meritën për suksesin e tij. Janë producentët Zzap n’Chris ata që e ngritën në famë.
Reperi spekulohet se po bën gati projekte të reja për këtë dimër, ku tenton të dominojë diasporën. /Telegrafi/