Site icon Telegrafi

Mozzik takohet dhe bën shqiponjën me duar me Elvis Naçin, pas ndihmave në aksionet humanitare në Shqipëri

Foto: Mozzik/Instagram

Shqiptarë të shumtë nga Kosova dhe vende të ndryshme këto ditë kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë me përplot ndihma materiale, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë.

Hoxhë Elvis Naçi është një prej personazheve , i cili u vu në ndihmë të nevojtarëve që në ditën e parë të tragjedisë.

Këngëtarë, aktorë, sportistë e figura të ndryshme publike këto ditë gjithashtu kanë shkuar drejt Durrësi dhe Thumanës për të ofruar ndihmën e tyre.

Lexo po ashtu Alketa Vejsiu përlotet kur flet për gjendjen e rëndë të Shqipërisë, gjatë transmetimit direkt në "Rai 1"

Një ndër ta është reperi Mozzik, i cili vazhdimisht përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për ndihmë, duke ushtruar ndikim te ndjekësit e tij, të cilët janë shprehur të gatshëm t’i bashkëngjiten iniciativave të tij humanitare.

Lexo po ashtu Këngëtarja Evi Reçi rrëfen dhimbjen: Humbi xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë nga tragjedia në Durrës

Mozzik së fundmi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ka pasur rastin që të takohet me hoxhë Elvi Naçin, i cili gjithashtu është në veprim të iniciativave të shumta bamirëse që po ndodhin atje.

Të enjten, Mozzik publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi bashkë me Elvisin, ku shihen teksa të dy bëjnë shqiponjën me duar.

“Me Shqipërinë në diell e shira, në mirë e tragjedira, jemi një”, kanë qenë fjalët e reperit ferizajas në mbishkrimin e fotografisë.

Mesa duket, tragjedia e hidhur ka forcuar më shumë se kurrë lidhjen e shqiptarëve të Kosovës me atyre të Shqipërisë, që i janë gjendur njëri-tjetrit në këto ditë të vështira. /Telegrafi/

Exit mobile version