Telegrafi

Mozzik takohet me Bushidon

Bushido dhe Mozzik (Foto: Instagram/mozzik)

Ylli shqiptar i muzikës hip-hop, Mozzik, është takuar me reperin e popullarizuar gjerman, Bushido.

Gramoz Aliu e ka bërë një fotografi të përbashkët me yllin 40 vjeçar, të cilën e ka ndarë me fansat e tij në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

“Askush nuk mund ta zhdukë emrin e tij Bushido! Të gjithë jemi rritur me të, të uroj shumë sukses dhe torta është mjaft e madhe për të gjithë”, ka shkruar Mozzik në përshkrimin e fotografisë.

Anis Mohamed Youssef Ferchichi (emri i vërtetë i Bushido) ka lindur në Bonn të Gjermanisë (nga babai tunizian) dhe është rritur nga nëna e tij gjermane në Berlin.

Gjatë karrierës së tij muzikore, ai ka realizuar hite të shumte dhe është shumë i pëlqyer jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera të botës. /Telegrafi/