Telegrafi

Mozzik befasohet nga Loredana dhe Hana në mes të emisionit

Mozzik (Foto: YouTube)

Siç edhe e kemi potencuar disa herë, Mozzik, vazhdon të jetë në fokus të faqeve rozë për jetën e tij personale.

Reperi ferizajas është ndarë thuajse që një vit nga bashkëshortja e tij, Loredana, por dyshja komentohen vazhdimisht nga publiku.

Artisti shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “NIN”, ndërsa ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës profesionale e po ashtu edhe rreth asaj që dëshirojnë më shumë fansat – jetës personale.

Mozzik (Foto: YouTube)

Mes shumë spekulimeve, ai ka bërë të ditur se nuk do të kthehet më me ish-partneren e tij dhe se çdo gjë mbetet në të kaluarën.

Lexo po ashtu Mozzik thotë se nuk kthehet më me Loredanën

Krahas këtij njoftimi, i njëjti është befasuar në mes të emisionit nga Lori dhe vajza e tyre, Hana. Në videon e përgatitur për të, Hana i thotë Mozzikut: “Të dua babi”, duke e emocionuar tejet shumë atë.

Ish-çifti i famshëm ruajnë akoma raporte të mira për shkak të vajzës që tanimë është njëvjeçare dhe jeton me të ëmën, reperen Zefi.

Loredana Zefi dhe Mozzik (Foto: Instagram)

Pavarësisht ndarjes, Mozzikut dhe Loredanës i kanë mbetur disa projekte të përbashkëta përfshirë, “Bonnie&Clyde”, “Romeo&Juliet” dhe “Eiskalt”. /Telegrafi/