Site icon Telegrafi

Mozzik: Sot s’pres mysafirë e as nuk shkoj askund, rri në shtëpi

Mozzik (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ditën e sotme (e premte) ka njoftuar fansat se nuk do të presë mysafirë për shkak të virusit.

Në fotografinë e ndarë në Instagram duke mbajtur një qingj, artisti shqiptar tregon se do të rri në shtëpi për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Ai po ashtu inkurajon ndjekësit të dëgjojnë albumin e tij të ri “Mozzart”, të cilin e lansoi në mesnatë.

Mozzik (Foto: Instagram)

“Urime Kurban Bajrami! Zoti ju dhashtë shëndetin e gjitha të mirat juve e familjes suaj , unë sot nuk po pres mysafir , as nuk po shkoj mysafir , as nuk po vizitoj gjyshërit , po rri shtëpi shkaku i virusit . Po sot edhe në shtëpi me qëndru e kemi albumin ” MozzArt ” me ndëgju”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të famshmit shqiptarë urojnë festën e Kurban Bajramit

Ndërkohë reagimet e ndjekësve nuk munguan në hapësirën për komente, shumë prej të cilëve pajtohen me mendimin e 24-vjeçarit.

Përveç Mozzik, urimet e të famshmëve tjerë nuk munguan në rrjete sociale me fotografi e dedikime të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version