Telegrafi

Mozzik sjell këtë të premte projektin e ri “Me hile” (Foto)

Reperi i njohur Mozzik pas sukseseve të njëpasnjëshme gjatë vitit që lamë pas, është përgatitur që të sjellë projektin e tij të parë për vitin 2017.

“Me hile” titullohet kënga e tij e re, e cila pritet të publikohet këtë të premte.

Lexo po ashtu Detaje rreth këngës së re të Mozzik (Foto)

Për muzikën janë kujdesur dyshja e njohur Zzap dhe Chriss, gjersa tekstin e ka shkruar vet reperi.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit, teksa reperi bashkë me produksionin e XL Films kanë menduar që të shfrytëzojnë akullnajat në Ujëvarën e Mirushës, të cilat janë paraqitur së fundmi shkas i motit të ftohtë, duke përmbyllur kështu me sukses xhirimet e përfunduara në këtë lokacion. /Telegrafi/