Telegrafi

Mozzik sjell fotografi nga koncerti me Unikkatilin: E gjitha ishte një ëndërr

Reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unikkatili, para pak ditëve mbajti një koncert madhështor në Mitrovicë.

Përveç tij, atë natë performuan edhe disa emra të mëdhenj të skenës tonë muzikore, përfshirë edhe reperin Mozzik.

Ky i fundit performoi në të njëjtën skenë me Unikkatilin, i cili tani ka ndarë një moment tejet të veçantë në rrjetet sociale.

Në llogarinë e tij personale, Instagram, ai ka publikuar një fotografi pranë legjendës së repit, teksa thotë se kjo ishte një ëndërr për të.

“E gjitha ishte një ëndërr”, ka shkruar Mozzik pranë këtij imazhi, ku pas tij shihet Unikkatili.

Ndryshe, dyshja kanë realizuar edhe një këngë së bashku me titullin “Shqiptar” që në platformën Youtube ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve. /Telegrafi/