Ai është një nga artistët më të pëlqyer në trevat shqiptare dhe ndër më të kërkuarit në estradë.
Fjala është për reperin ferizajas, Mozzik, i cili gjatë këtij viti solli një sërë projektesh që u mirëpritën nga publiku.
Këto ditë, ai po ashtu publikoi edhe këngën e re “Zemra ime”, e cila për vetëm dy ditë kaloi shifrën e 2.5 milionë klikimeve në platformën digjitale, YouTube.
Marrë parasysh këto suksese, ai së fundmi ka ndarë me fansat një fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram, gjersa flet për vetveten.
“Më shumë hite se sa vjet”, është përshkrimi krahas këtij imazhi, që mori mbi 21.482 pëlqime dhe mbi 270 komente.
Ndër të tjera, Mozzik tash e një kohë po përflitet për ndarjen nga partnerja e tij, Loredana Zefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/