Reperja Loredana Zefi, javën e kaluar shokoi opinionin kur përmes një njoftimi në Instagram, tregoi se ajo dhe Mozzik kanë pezulluar marrëdhënien e tyre për momentin.
Duke e quajtur veten një “nënë beqare”, Loredana e bëri të ditur se tani e tutje, ajo dhe Mozzik nuk do të jetojnë më bashkë.
Pavarësisht deklaratave të saj, reperi Mozzik zgjodhi heshtjen, duke vendosur të mos komentojë asgjë mbi këtë situatë.
Të martën në mbrëmje, ai u shfaq për herë të parë në një fotografi të publikuar në Instagram, që pas ndarjes së njoftuar nga Loredana.
Reperi mesa duket ka vendosur që në këto momente i duhet pak qetësi, ndaj dhe po i shijon pak ditë pushimi në alpe.
Në fotografinë e ndarë me ndjekësit në Instagram, reperi nga Ferizaj ka shkruar se pavarësisht të gjitha, po gjen mbështetje te Zoti.
“Ndoshta nuk di asgjë … por e di që Zoti nuk ka Instagram, por ai po më ndjek kudo”, kanë qenë fjalët e tij. /Telegrafi/