Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka shprehur përkrahjen e tij ndaj ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I njëjti lartëson figurën e Veselit duke thënë se është krenar me të, për shkak të një të kaluare të pastër dhe për atë se i ka shërbyer popullit një jetë të tërë.
“S’ka më mirë se me pas të kaluarën e mirë e të pastër. S’ka më mirë se me pas një jetë të tërë në shërbim të vendit”.
“Hiç s’ka më mirë, ama hiç nuk ka. Prandaj të gjithë të përkrahim sinqerisht”, ka shkruar ai.
Kryetari i PDK-së lajmin e ka bërë të ditur përmes një deklarate të dhënë për mediet, ku thekson se nuk do të bëj deklarata të tjera apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon.
Krahas Veselit, ditën e djeshme (e mërkurë) aktakuza i është konfirmuar edhe deputetit të LVV-së, Rexhep Selimit. /Telegrafi/