Site icon Telegrafi

Mozzik reagon pas deklaratës së Loredanës: Ti je nënë, e një nënës nuk i ka hije të gënjejë

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, mbrëmë për herë të parë në në një intervistë për “N’drrimin e Natës” ka folur gjerë e gjatë pas ndarjes nga Mozzik.

Duke qenë se ndarja e tyre bëri bujë të madhe në mediat gjithandej, biondja ka vendosur të tregojë se si qëndron e vërteta e tyre.

Sipas saj, lidhja me Mozzik ishte shumë e mirë dhe ajo që ndodhi nuk ishte arsye për t’u ndarë.

“Ndarja se di pse ka ndodh. Ska qenë asgjë arsyeja për mu nda. Për mua duhet me ndodh diçka shumë e madhe për tu ndarë. Arsyeja ka qene se kemi qenë shumë të stresuar. Drejt me te tregu sjemi kacafyt bashkë shumë, 80% të lidhjes e kemi kalu mirë. Është njeri që e kam respektuar gjithmonë, edhe vajza është si Mozzi dhe unë këtë njeri e du më së shumti në botë sepse është si vajza ime. Tani jemi duke u munduar të qetësohemi , jemi më qetë. Tani raporti është mirë, flasim pasi e kemi vajzën bashkë…nuk ka ndodh diçka që mos me fol, e respektojmë njëri-tjetrin. Primare e kam atë tani, dhe nuk jam duke menduar diçka tjetër”, tha Loredana Zefi.

Loredana Zefi (Foto: YouTube)

Ndërkohë, një reagim rreth kësaj erdhi nga ish-partneri i saj, Mozzik, i cili e demanton tërësisht përgjigjen e saj.

Lexo po ashtu Loredana Zefi tregon se si është raporti i saj me Mozzik pas ndarjes

Postimi i plotë i Mozzik:

“Ti je nanë, e një nënën nuk i ka hije me gënjy, sepse është ligësi.. e një nanës nuk i ka hije me gënjy. E atë engjullin e vogël mos e përdor me u viktimizu, me u bë viktimë, kinse e dashur.. çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e don të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë! Mua më njef ti, familja jote, rrethi yt kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë por ja që te ti po njifka sepse je shumë e re në këtë lëmi. E ti shumë mirë e din edhe njerëzit e tu se përse unë jam larguar prej teje, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Mos u mburr me krenarinë e gabuar, po të gënjen egoja.

Rrafsh tri vite isha për ty si në të mirë e si në të keq dhe do isha ende po të mos e bëje bërllog ti. Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë nuk ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia. Do ngelesh nana e qikës tem, t’i uroj më të mirat. Hera e fundit që flas për këtë temë. Po më vjen marre mu marrë me ksi sene palidhje filma seriala, por as nuk lejoj me ma njollos emrin e as të familjes time. Nuk kam nevojë të ju tregoj më shumë më”.

Mozzik reagon pas deklaratës së Loredanës (Foto: Instagram)

Të njëjtit u ndanë në muajin tetor të vitit të kaluar dhe kanë një vajzë së bashku të quajtur, Hana. /Telegrafi/

Mozzik reagon pas deklaratës së Loredanës (Foto: Instagram)
Exit mobile version