Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, tashmë dihet se është baba i një vajze të quajtur, Hana.
Kjo nga martesa me këngëtaren e njohur shqiptare, Loredana Zefi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.
I njëjti në projektin e dedikuar të bijës “Të dua”, ka folur shumëçka duke treguar edhe për marrëdhënien që ka tani, për të kaluarën e po ashtu edhe se sa herë e sheh vajzën.
E së fundmi ata duket se janë takuar dhe kanë shkëmbyer disa momente bashkë.
I njëjti në imazhin e shpërndarë në InstaStory shfaqet duke i dhuruar një puthje në buzë.
Më herët, disa prej artistëve shqiptarë janë kritikuar mjaft shumë për këso gjestesh, përkundër se është një formë admirimi për personat e dashur.
Mozzik dhe Loredana theksojmë se janë ndarë përfundimisht në vitin që lamë pas. /Telegrafi/