Telegrafi

Mozzik publikon foto nga plazhi, por vëmendjen e merr tatuazhi i tij (Foto)

Reperi i njohur Mozzik, ka qenë shumë i angazhuar gjatë sezonit së verës me koncerte, disa prej të cilave u shënuan edhe me incidente. Megjithatë gjatë kësaj periudhe ai arriti të publikojë edhe këngën e tij më të fundit “Cocaina”, me të cilin arriti shumë sukses.

E mbas një periudhe mjaft të ngjeshur me punë, Mozzik, ka vendosur t’i japë vetes edhe pak pushim. Së fundmi, ai ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shihet në Vlorë, teksa është bërë gati për plazh.

Lexo po ashtu Mozzik ka vjedhur këngën ‘Cocaina’ (Video)

Përveç trupit të ekspozuar, në sy bie edhe tatuazhi i tij, të cilin reperi e realizoi në fillim të këtij muaji. Tatuazhi tregon fytyrën e një femre, por që vet ai nuk ka dashur të tregojë kuptimin e plotë të tij. Mbase tatuazhi ka të bëjë me jetën private të vetë reperit?

Përndryshe, kënga e tij e fundit “Cocaina”, ka grumbulluar 4.5 milion klikime deri tani në Youtube. /Telegrafi/