Telegrafi

Mozzik pritet në takim nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu

Mozzik dhe Agim Aliu (Foto: Instagram)

Reperi i njohur Mozzik, sot (e mërkurë) është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Lajmi u bë i ditur nga vet artisti, i cili ndau në rrjetet sociale një fotografi përkrah tij.

Ai thekson se i ka dhuruar një album në mënyrë që t’i shërbejë si aset kulturor i një djali që e do këngën.

Mozzik dhe Agim Aliu (Foto: Instagram)

“Punët që njerëzit i kryejnë nuk janë të njëjta. Ato dallojnë për nga rëndësia natyra dhe përgjegjësia. Unë si qytetar i Ferizajit me aq mundësi sa kam po vë një gur në kalanë kulturore të ngritur të qytetit tonë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

“Unë këtë album sot, me respekt të veçantë po ia dhuroj kryetarit të komunës z.Agim Veliut. Le të shërbejë si aset kulturor i një djali që e do këngën. Me nderime Mozzik”, ka shkruar 24 vjeçari.

Mozzik (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, Gramos Aliu (emri i vërtetë i reperit) aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Mozzart”.

I njëjti ditë më parë u kritikua mjaft shumë pasi filloi turin për shpërndarjen e albumit nëpër qytete të ndryshme të Kosovës – marrë parasysh situatën e krijuar nga COVID-19. /Telegrafi/