Telegrafi

Mozzik po vjen me këngë të re, bashkëpunon me reperin e njohur gjerman

Mozzik (Foto:Instagram/mozzik)

Reperi i popullarizuar, Mozzik, ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor që do ta sjellë në një të ardhme të afërt. 

Këngëtari ferizajas, i cili tash e një kohë është zhvendosur në Zvicër, në projektin e ri duket se po bashkëpunon me reperin gjerman, Dardan. “Së shpejti, a jeni gati?”, ka shkruar Mozzik në foton e publikuar në Instagram.

Reperi që një kohë nuk kishte lansuar projekte të reja për shkak se po punonte në një album të ri, në të cilin ka përfshirë edhe një këngë për vajzën e tij, Hanën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

Kujtojmë që javë më parë gruaja e Mozzik, Loredana Zefi, ka qenë pjesë e një skandali bashkë me familjen e saj, të cilët u akuzuan nga një çift zviceran për vënie në lajthitje, kërcënim dhe zhvatje të parave deri në 900 mijë franga zvicerane.

Çifti mbajtën edhe një konferencë për media, e që më pas u kthyen në Zvicër për të vazhduar jetën me vajzën e tyre, Hanën. /Telegrafi/