Telegrafi

Mozzik përfundoi në gjykatë! (Foto)

Besojeni ose jo, por Mozzik ka dalë para gjykatës dhe është gjëja për të cilën është penduar më së shumti.

Në disa mesazhe në llogarinë personale në Instagram, reperi shkruan “Kam besuar shumë…prandaj kam shumë pak njerëz afër”.

Më pas, ai vazhdon: “Kam ngrënë puding, por e kam ditur gjithmonë që jeta nuk është kaq e ëmbël.”

Tani vjen pjesa më e bukur e sagës…

“Unë e kam ditur gjithnjë si të bëj para…thjesht m’u ka dhimbs nëna që të më shohë në burg”, shkruan Mozzik dhe menjëherë pas këtij shkrimi ai poston një foto të tijën në sallën e gjyqit.

“Kurrë s’kam dashur ta shoh veten këtu”, shkruan reperi, duke mos dhënë detaje më tepër. /Telegrafi/