Site icon Telegrafi

Mozzik për Veselin: Më telefonoi nga Haga, edhe nga ai vend i bie ndërmend të na uroj për festa

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, e ka treguar disa herë afërsinë dhe respektin që gëzon ndaj ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ai së fundmi në një postim të shpërndarë në rrjete sociale theksoi se e kishte telefonuar nga Haga, për të uruar për vitin e ri.

Në shkrimin e publikuar në Facebook, artisti tutje shtoi se Veseli ishte mirë dhe se u ka bërë të fala të gjithëve.

Postimi i plotë i Mozzikut (pa ndërhyrje):

“Më herët më telefonoi nga Haga !

Edhe nga aj vend i bjen nërmend me na uru për festa e për një vit të mbarë.

Mirë ish shumë , të fala tha mi bën gjithëve!
I thash edhe na jemi mirë të gjithë , veq nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu.

Deri në takimin e radhës shihemi”. /Telegrafi/

Foto: Facebook
Exit mobile version