Projekte të reja muzikore po vijnë edhe nga reperi ferizajas, Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu.
Këngëtari shqiptar është duke punuar në këngë të reja, teksa paralajmëron fansat se së shpejti pritet të publikohen.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, ndonëse nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme.
“Ju nuk po e dini se çfarë këngë kam gati, prapë më mirë që nuk e dini”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.
E fundit këngë e publikuar me klip nga Mozzik mban titullin “Eiskalt” në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, Loredana Zefin.
Me këtë të fundit është ndarë zyrtarisht ditë më parë dhe dyshja tanimë do veprojnë ndaras, edhe pse deri më tani ishin së bashku në çdo vend.
Të njëjtit numërojnë këngë të shumta, të cilat u mirëpritën nga publiku dhe kanë marrë klikime të shumta në platformat e ndryshme muzikore, përfshirë edhe YouTube. /Telegrafi/