Vazhdon të jetë e përfolur fshirja e këngës “Madam” të reperit Mozzik nga kanalin YouTube.
Arsyeja pse kjo këngë është fshirë ka qenë një denoncim i dyshes Zzap dhe Chriss, të cilët e akuzojnë atë për vjedhje të vjedhje autorësisë, pasi sipas tyre, kënga “Madam” është punuar në studion “ON Records”, gjatë kohës sa ata ishin pjesë.
Por, kjo nuk e ndalur këngën që të bëhet një hit i vërtetë sipas reperit Mozzik, i cili i është drejtuar fansave përmes Instagramit.
“Duke jetuar hala si krijues i hiteve. Pa asnjë një këngë në YouTube”, ka shkruar ndër të tjerash Mozzik në llogarinë personale të rrjetit social.
Ditë më parë Telegrafi ka kontaktuar vëllanë e reperit, Getinjon, i cili ka thënë se autorësia e këngës “Madam” është krejtësisht e anëtarit të tij të familjes.
“Kënga është punuar gjatë kohës sa ishim në studion ‘ON Records’, por më pas ata nuk ia kanë shpërfillur duke e quajtur si një vijë melodike bajate, dhe aso kohe nuk është publikuar. E tani Mozzik e ka përpunuar vet, ndërsa instrumentalin e kanë realizuar dy producentë gjerman”, ka thënë Getinjo.
Ndër vite, dy reperët e njohur Mozzik dhe Getinjo kishin bashkëpunuar me dyshen Zzap dhe Chriss sa ishin pjesë e studios “ON Records”, gjersa në janar të këtij viti, ata morën një vendim të befasishëm duke e braktisur studion, nga e cila zhvilluan karrierën e tyre për shumë vite. /Telegrafi/