Një koncert nga reperët e njohur Getinjo dhe Mozzik ishte paraparë të mbahej më 28 Nëntor në Tiranë, për nder të festës së Flamurit.
Megjithatë, pas tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme (26 nëntor) në Shqipëri, nga ku mbetën të vdekur 26 persona dhe qindra të tjerë u lënduan, koncerti i dy vëllëzërve u anulua.
Kjo u bë e ditur nga vet Mozzik, gjersa njoftimin për fansat e ka bërë përmes një postimi të hedhur në InstaStory.
“Koncerti që ishte në plan për datën 28 Nëntor në Tiranë në Folie anulohet”, ka shkruar në postimin e tij 24-vjeçari.
Nga ana tjetër, reperi Mozzik dje ka nisur një iniciativë bamirëse me Arbër Hajdarin e (Fundjavë Ndryshe), duke iu bërë thirrje të gjithë nxënësve e studentëve të Kosovës, që të nisin së bashku një kauzë sensibilizuese për të prekurit nga këto tërmete të fuqishme.
Për shqiptarët e diasporës i njëjti ka treguar se tubimi i të hollave bëhet të mërkurën në ora 12:00, në Dusseldorf.
Përveç vëllëzërve Aliu, koncertin e fundit në Tetovë e anuloi edhe reperi Majk dhe një pjesë të të hyrave të tij e dhuroi për familjet e prekura nga tërmetet në Durrës dhe Thumanë. /Telegrafi/