Site icon Telegrafi

Mozzik: Njerëzit që nuk më kanë dhënë pare kur kam pasur nevojë, sot po më kërkojnë të holla

Mozzik ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re për fansat dhe publikun shqiptar.

Por, reperi është mjaft aktiv në rrjetet sociale teksa po ndan me fansat momente nga jeta private dhe sentimentale.

Herë pas here artisti thotë se njerëzit po e dëshpërojnë me veprimet e tyre, e cila gjë po e bën të fortë.

Ai ka treguar se disa persona që në kohën kur kishte probleme financiare dhe nuk e kishin ndihmuar, tash po i kërkojnë të holla.

“Njerëzit që nuk më kanë dhënë pare kur kam pasur nevojë, sot po më lypin”, shkroi fillimisht Mozi.

Megjithatë, këngëtari më tutje tha se vazhdon të bëjë një jetë modeste edhe ishte tradhtuar prej disa njerëzve.

Lexo po ashtu Mozzik zbulon datën e publikimit të këngës së re

“Njerëz të çuditshëm, jetoj me thjeshtësinë më të madhe. Se sa e sa njeri, rren veç rren edhe veç rren”, janë fjalët që ka shkruar në Instagram, Mozzik.

Ndryshe, reperi ka paralajmëruar se do të vjen me koncerte dhe këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version