Site icon Telegrafi

Mozzik: Lori është ndryshe prej femrave të tjera, i kam besuar dhe e kam dashur shumë

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, mbrëmë (e mërkurë) ka publikuar një pjesë të dokumentarit të saj.

Ajo ditë më parë njoftoi se këtu përfshihet çdo gjë, duke shtuar se kishte aq shumë për të thënë e sqaruar saqë nuk mund të fliste vetëm në intervista.

Duke qenë se edhe Mozzik është pjesë e tij, në pjesë të parë ai flet më shumë për raportin mes tyre, me ç’rast lë të kuptohet se dyshja janë rikthyer sërish bashkë.

Foto: Instagram

“Unë kam qenë njëri prej të rinjve që kam pasur dëshirë gjithmonë me gjet dikë, e me u martu sa më shpejt. Lori është një tip më ndryshe prej femrave tjera. Ka dashur Zoti e kam gjetur një person që i kam besuar shumë që e kam dashur shumë. Mendoj që gjithçka që na ka mbajtur, na ka mbajtur bashkë është që kemi përjetuar shumë gjëra bashkë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Në pjesën e parë të dokumentarit të Loredanës, Mozzik flet për raportin me reperen dhe për ndarjen e tyre

“Unë kurrë s’do kem mundësi ta kem këtë lidhje me dikë tjetër në jetën time”, theksoi në anën tjetër 25 vjeçarja.

Foto: Instagram

Të njëjtit u ndanë vitin e kaluar dhe përgjatë kësaj kohe kanë qenë mjaft të pranishëm në faqet rozë.

Ata po ashtu kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Hana. /Telegrafi/

Exit mobile version