Site icon Telegrafi

Mozzik lëndohet nga kolegët (Foto)

Pas publikimit të këngës “Premtimet” së bashku me Kidën, njëri ndër reperët më të kërkuar shqiptar këtë sezon, para disa ditësh erdhi me një projekt të ri.

Mozzik solli bashkëpunimin e dytë për këtë verë me këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj në këngën “Ama dorën”, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kënga mori pëlqimin e menjëhershëm të publikut, kjo gjë nuk ndodhi me kolegët e tij artistë që tashmë e kanë bërë traditë të përkrahin njëri tjetrin.

Mos mbështetja e tyre e ka prekur si duket reperin, i cili përmes rrjeteve sociale është shprehur i indinjuar me disa kolegë të tij.

“Masi kolegt e koleget spo ma dhojnë dorën… pja dho vetit dorën”, (sic) ka shkruar rep artisti ferizajas, i cili si duket priste më shumë suport.

Krijuesi i hitit “Premtimet”, këtë koment nuk e la shumë gjatë, duke e zëvendësuar vetëm me titullin e këngës.

Kujtojmë se projekti i tij paraprak në bashkëpunim me Kidën, është njëra ndër këngët më të pëlqyera këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version