Telegrafi

Mozzik ka nisur xhirimet e klipit të ri në një sallon automobilash (Foto)

Mozziku ka nisur xhirimet e projektit të ri.

Kështu së paku ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale njëri prej drejtorëve të produksionit XL Films, Enon Turtulla.

Mësohet se bëhet fjalë për një këngë ritmike ndërsa po xhirohet në ambientet e sallonit të automobilave “Auto Sherreti”.

Mbetet të shihet në ditët në vijim për detaje të reja të këngës së re të reperit shqiptar. /Telegrafi/