Rap-artisti i njohur, Mozzik, ditë më parë mori vëmendje me një postim që bëri për ish-bashkëshorten e tij, reperen Loredana Zefi.
Ai shpërndau në InstaStory këngën e re të ish-partneres, duke treguar mbështetje për të, pavarësisht se janë ndarë që disa vite.
Dhe pas kësaj, krijuesi i hitit “Fatkeqësi” bëri disa postime të tjera që po ashtu kanë lënë vend për disa dyshime.
I njëjti thotë se mund të martohet këtë verë dhe se mund të bëhet sërish baba.
“Ka mundësi që martohem këtë verë. Ka mundësi që këtë vit bëhem sërish baba. Gruaja ime e re ka mbi dy milionë ndjekës. E dyta e vërteta”, u shpreh ai.
Nuk dihet se për kë është fjala apo nëse është një lojë e tij për të rrëmbyer vëmendje.
Përmes rrjeteve sociale, Gramoz Aliu (emri i vërtetë) zbuloi gjithashtu se është takuar me të bijën, Hanën. /Telegrafi/