Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Mozzik, është rikthyer pas disa vitesh në një program televiziv.
Mbrëmë (e shtunë), ai ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” aty ku kishte një paraqitje mjaft atraktive dhe ishte shumë i sinqertë në pyetjet e bëra kundrejt tij.
I njëjti për herë të parë ka folur publikisht për marrëdhënien që tashmë ka me Loredanën.
Gjatës lojës së parë me kosha, reperit iu be një pyetje: “Sa është numri i të dashurave serioze që ke pasur në jetë”? Mozzik u shpreh se ka pasur vetëm një, dhe ajo është nëna e vajzës së tij, Loredana.
Ky nuk ishte rasti i vetëm që Loredana u përmend në këtë emision. Mozzik po ashtu zgjodhi të godiste foton e saj dy herë gjatë lojës së Paint Ball.
Kur u pyet për personin që do të ketë një lidhje speciale pavarësisht gjithçkaje si dhe personin me të cilin ka pasur dashuri të fortë.
Të njëjtit ishin së bashku prej më shumë se tri vitesh dhe kanë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana. /Telegrafi/