Reperi nga Ferizaj, Mozzik, në një intervistë të fundit për Prive ka folur për ndarjen nga partnerja e tij, Loredana Zefi.
Duke u bërë një nga temat më të diskutuara muajve të fundit, i njëjti tregon se tani dyshja kanë filluar edhe procedurat e divorcit.
“Hala jemi rrugës, procedurat munden me shku më gjatë. Zvicra njihet për ligjet, procedurat që shkojnë pak më ndryshe. Janë rrugës, kur t’i vjen koha. Me rëndësi na me qenë mirë me shëndet”, ka thënë ai.
Ai po ashtu flet për raportin që ka aktualisht me Lorin, duke thënë se ajo është nëna e vajzës së tij dhe pavarësisht situatës, duhet ta kenë të paktën një kontakt ditor me të.
Mozzik veç tjerash i mohoi spekulimet e këngës “Dhelpër dinake” që thuhet të ishte një dedikim për Loredanën.
“Nuk e di, nuk kam pasur najfarë mendimi. Se di. Nuk është dedikim për të. Unë s’mundem me ia dediku këngën “Dhelpër dinake” nënës së vajzës tem, se gjithë kohën vajza ime është me nënën e vetë. E nuk mundem me quajt nënën e vajzës tem dhelpër dinake, se ajo është dinake, dinakëri. E s’mundet me qenë nëna e vajzës tem dinake. Po, situata ka qenë ashtu. U bë zingjir pak edhe u lidhen senet”, deklaroi Mozzik.
Ish-çifti i njohur janë prindër të një vajze, Hana, e cila erdhi në jetë dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/