Telegrafi

Mozzik feston ditëlindjen e 25-të: Sa falënderues jam për të gjitha të mirat që më rrethojnë

Mozzik (Foto: Instagram)

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Mozzik, sot (e martë) feston ditëlindjen e25-të.

Artisti, i cili përgjatë këtyre viteve ka sjell hite të ndryshme, ka publikuar një video emocionuese në Instgram.

Ai ka ndarë një video përkrah vajzës Hanës, e cila ia këndon këngët e ditëlindjes shoqëruar me disa imazhe të përbashkëta të tyre.

“Shumë urime për mu, 25. E pikërisht sot 25 vite më dha frymën e parë. Sa falënderues jam për të gjitha të mirat që më rrethojnë, familjen e shoqërinë e shëndoshë, e gjithë fansat që më përcjellin n’çdo moment. I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë”, ka shkruar ai.

Të shumta kanë qenë edhe urimet që ka pranuar nga miqtë dhe kolegët në hapësirën për komente.

Mozzik dhe Hana (Foto: Instagram)

Mozzik ndryshe vitin e kaluar u nda nga ish-partnerja e tij, Loredana Zefi, me të cilën ka vajzën, Hanën.

Sa i përket projekteve muzikore, këtu ua sjellim disa hite tashmë të 25 vjeçarit: “Madam”, “Xhelozia”, “Aud Ëiedersehen”, “Lass mal”, “Madonna”, “Dhelpër Dinake”, “Veç njo”, “Hana”. /Telegrafi/