Kënga “Cocaina” e reperit Mozzik ka qenë pa dyshim një nga hitet e verës 2016.
Që në daljen e parë kjo këngë u mirëprit mjaft mirë nga publiku dhe falë kësaj arriti që të grumbullojë me miliona klikime në YouTube.
Së fundmi, reperi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku ka falënderuar fansat për 1 milionë klikimet e këngës “Cocaina”.
Aktualisht reperi është duke shijuar disa ditë pushimi, e ndërsa në muajt e ardhshëm pritet të vijë me një projekt të ri muzikor./Telegrafi/