Telegrafi

Mozzik e Getinjo pranojnë se ishin përdorues të drogës

Vëllezërit ferizajas Gramozi dhe Getoari ishin të ftuarit e radhës në emisionin “Elite zone”.

Dy reperët e njohur si Mozzik dhe Getinjo ishin protagonistë të rubrikës “Pa marre” ku janë gjendur përballë disa pyetjeve provokative, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash ata u pyetën edhe për drogën, duke bërë që artistët e njohur të pranojnë se kanë qenë përdorues të substancave narkotike.

Ndryshe Getinjo sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor ndërsa Mozziku momentalisht është duke punuar në projektin e ri të Greta Koçit./Telegrafi/.