Javë më parë, Telegrafi publikoi disa fotografi ekskluzive që dëshmuan se ish-çifti i dikurshëm, reperët Mozzik dhe Loredana u takuan gjatë një mbrëmje në një nga restorantet e Prishtinës.
Imazhet në fjalë tregun se mes dyshes ka ende raporte shumë të mira, ani pse vitin e kaluar ata kishin marrë vendimin për të çuar në pauzë marrëdhënien e tyre.
Tani, ata janë parë sërish bashkë duke kaluar kohë me njëri-tjetrin, ndërsa kanë qenë të shoqëruar edhe nga persona të tjerë.
Telegrafi ka arritur të sigurojë një tjetër fotografi të çiftit, të realizuar gjatë ditës së sotme (e premte), ku janë parë së bashku në hotelin me emër botëror, “Four Points by Sheraton”, i cili tashmë ndodhet edhe në Kosovë, në lagjen “Marigona Rezidence”.
Mesa duket shoqërimet e shpeshta me njëri-tjetrin tashmë janë diçka faktike që mes dyshes ekziston një raport i ngrohtë dhe krejt i kundërt me atë që dikur dy reperët deklaronin në mënyrë të tërthortë për njëri-tjetrin në emisione televizive apo këngët e tyre.
Përveç muzikës, Mozzikun dhe Loredanën i bashkon edhe vajza e tyre, Hana, e cila është gati dy vjeçe. /Telegrafi/