Reperi nga Kosova, Gramoz Aliu, ka performuar në skenën e festivalit të njohur evropian, Openair Frauenfeld, që mbahet çdo vit në Zvicër.
Mozzik në skenë e ka interpretuar hitin e tij në bashkëpunim me Veysel, “Ti amo”.
Në skenën e këtij festivali është paraqitur edhe e dashura e reperit, Loredana Zefi, e cila e ka performuar hitin e saj, “Sonnenbrille”.
Openair Frauenfeld është një festival i përvitshëm i muzikës hip-hop që mbahet në Frauenfeld në muajin korrik.
Konsiderohet si festivali më i madh në Zvicër që mbahet në një ambient të hapur dhe festivali më i madh i muzikës hip-hop në Evropë.
Është themeluar në vitin 1985 me emrin “Out in the Green Festival”, ndërsa në vitin 2007 iu ndërrua emri në Openair Frauenfeld.
Mbi 150.000 njerëz e vizitojnë festivalin gjatë ditëve të që mbahet, ndërsa në skenën e tij kanë performuar yje të njohura, si Jay-Z, Eminem, Kanye West, Macklemore, Snoop Dogg, 50 Cent, Kendrick Lamar, A$AP Rocky, Wiz Khalifa, J. Cole, Cypress Hill dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/