Monaco, një prej destinacioneve më të shtrenjta turistike, është edhe vendpushim për yjet shqiptare.
Megjithëse çmimet janë shtrenjta, duket se kjo nuk u lë përshtypje dyshes së estradës shqiptare të muzikës.
Mozzik dhe e dashura Loredana Zefi kanë udhëtuar drejt kësaj principate, ku duket se po shijojnë çdo moment të qëndrimit në Monte Carlo.
Mediat kanë raportuar se dyshja është duke pritur të bëhen prindër, por që deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Theksojmë se bukuroshja së fundi ka publikuar një këngë, “Sonnenbrille”, videoja e të cilës deri më tani është shikuar mbi 11 milionë herë në YouTube.
Kujtomë se bukuroshja shqiptare ka qenë pjesë e klipit të të dashurit të vetë “Ti amo”, i cili u publikua para tre muajve.
Ndryshe, dyshja do të publikoj edhe disa këngë të tjera gjatë këtij viti për publikun shqiptar. /Telegrafi/