Site icon Telegrafi

Mozzik dhe Getinjo prezantojnë babanë e tyre, ja cili i ngjan më tepër (Foto)

Mozzik dhe Getinjo janë ndër reperët më aktiv në estradën shqiptare, ndonëse janë vëllezër, ata po i bëjnë konkurrencë mjaft mirë njëri-tjetrit.

Megjithatë, ata të dy ruajnë një raport shumë të mirë mes vete, dhe janë shprehur gjithnjë nëpër intervista të ndryshme se familja për ta, është gjëja më e shtrenjtë.

Së fundmi, ata kanë publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqen bashkë me babanë e tyre, i cili është shumë krenar për suksesin e djemve të tij.

Nga fotoja e publikuar vërehet se Mozzik është ai që ngjan më tepër me babin, se sa vëllau i tij.

Mozzik dhe Getinjo me babanë e tyre. Ngjajshmëria mes Mozzik dhe babait të tij vërehet dukshëm. Foto nga Instagram.

“Në këto ditë të ftohta dimri, asgjë nuk të ngrohë më shumë se gjiri familjar”, ka qenë mbishkrimi që reperët i kanë vendosur fotografisë familjare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version