Reperi i njohur Mozzik është përfolur disa herë për jetën e tij private, gjersa së fundmi bujë të madhe në media bëri edhe lajmi për disa biseda intime të tij, me një vajzë nga Shqipëria.
Sipas mesazheve(të pavërtetuara), reperi ishte i gatshëm të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën, e cila në këmbim të kësaj do të shpërblehej me shumën 1000 euro.
Telegrafi ka kontaktuar me Mozzik, i cili e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke e cilësuar këtë lajm si të pavërtetë dhe cënim të privatësisë.
Sipas tij, bisedat kanë qenë të falsifikuara, teksa edhe po të ishin të vërteta, janë personale të tij.
Ai thotë se një lajm i tillë ka qarkulluar afro pesë muaj më parë në media, teksa e kanë aktivizuar prapë disa portale të njohura në Kosovë, duke sqaruar në këtë mënyrë se e gjithë kjo ngjarje është një “lajm i ripërsëritur”. /Telegrafi/