Site icon Telegrafi

Mozzik i del në mbrojtje Kadri Veselit: Shkofsh e u kthefsh faqebardhë! UÇK shkruhet, liri lexohet

Fotomontazh: Mozzik dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot se ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social Facebook, ai bëri të ditur se ka ndër mend t’i përgjigjet kësaj ftese.

Kadri Veseli (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Për këtë thirrje nga Gjykata Speciale ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe të famshmit nga estrada.

Reoperi i njohur Mozzik, ishte ai i cili shpërndau në InstaStorty një fotografi të Veselit, duke i uruar udhëtim të mbarë e kthim faqebardhë në vendlindje.

Foto: Mozzik/InstaStory

“Shkofsh e u kthefsh faqebardhë! UÇK shkruhet, liri lexohet, Kadri Veseli, Komandant Luli”, ka shkruar Mozzik në Facebook , dhe më pas të njëjtin imazh e ka shpërndarë në InstaStory.

Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur nga Ferizaji u ka dalë në mbështetje ushtarëve të UÇK-së. /Telegrafi/

Mozzik (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Exit mobile version